Petrit Vasili akuzon PS-në për përvetësim të votave të pavlefshme në Durrës

Nga Exit News
Petrit Vasili akuzon PS-në për përvetësim të votave të pavlefshme në Durrës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, denoncoi në një konferëncë për shtyp përvetësimin e votave të pavlefshme në qarkun e Durrësit, të cilat janë numëruar si të PS-së.

Vetëm në 4 kuti, nga qindra kuti që janë për t’u numëruar, vetëm në 4 kutitë e para janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që çuditërisht janë numëruar si vota të Partisë Socialiste. Dhe ndodhen aty si vota të Partisë Socialiste,” u shpreh Vasili.

Ai shtoi se mjaftojnë disa dhjetëra vota që të zhbëhet rezultati i Durrësit dhe mandati t’i kalojë kandidatit të LSI-së.

Vasili ftoi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe KQZ-në të monitorojnë nga afër numërimin e votaave.

Ai deklaroi se procesverbalet origjinale vërtetojnë se si vota të pavlefshme i kanë kaluar Partisë Socialiste.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>