Petrit Vasili akuzon qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Petrit Vasili akuzon qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzoi të mërkurën qeverinë se “ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët, të cilët po përballen me koronavirusit”.

Reagimi i tij vjen pasi të mërkurën u regjistrua një rekord ditor për numrin e të infektuarve të rinj, 1007 raste pozitive mes 3849 të testuarve.

“Ka edhe me mijëra raste të tjera anë e mbanë Shqipërisë, që janë nëpër banesat e tyre, të cilët po vuajnë sëmundjen pa ndihmë mjekësore, pa këshillim mjekësor, në improvizim të plotë, duke u përpjekur të mbijetojnë”, tha Vasili.

Vasili akuzoi qeverinë dhe sistemin shëndetësor se “po sillen sikur është një situatë normale”.

Ai tha se Shqipëria ndodhet në një situatë shumë të vështirë si nga ana shëndetësore, po ashtu dhe nga ajo ekonomike. Sipas Vasilit, qeveria nuk i ka mbështetur qytetarët që kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

“U tradhtuan në momentin e pandemisë për të pasur punën, bukën e gojës tani po tradhtohen dhe për të pasur mbështetje për shërbimin shëndetësor, një e drejtë kjo kushtetuese se është e drejta për jetën”, tha Vasili.

Ai bëri apel qeverisë që të reagojë ndaj situatës duke thënë se ajo “duhet të ngrihet e tëra në këmbë, të marrë përgjegjësitë, të lërë karagjozllëqet propagandistike e të ndihmojë mijëra shqiptarë, të cilët po dergjen nën peshën e sëmundjes dhe nën peshën e varfërisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>