Petrit Vasili: Shifrat e infektimeve të reja, dëshmi e dështimit në menaxhimin e pandemisë

Nga Exit News
Petrit Vasili: Shifrat e infektimeve të reja, dëshmi e dështimit në menaxhimin e pandemisë

Nënkryatari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili fajëson qeverinë për shtimin e numrave të të infektuarve të rinj me koronavirus në Shqipëri.

Përmes një shënimi në Facebook, Vasili i quan politikat e ndjekura nga qevria e Edi Ramës si arysen përse qytetarët ndihen të pasigurtë.

“Kaosi i shkaktuar që në fillim nga mosveprime dhe qëndrime kontradiktore të rrezikshme të qeverisë, që ka folur e vepruar vetëm me gojën dhe FB e Edi Ramës kanë prodhuar pasojat e sotme. Dështimin e saj qeveria pabesisht ja hedh në kurriz popullit. Shifrat e pandemisë janë një dëshmi e pakundërshtueshme e kaosit. Ka vetem një fajtor e përgjegjës për administrimin mizerabël të pandemisë dhe ky është Edi Rama që pati marrëzine të printe vetë budallëkun e tij.” – përfundon Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>