5 punonjës policie në Berat janë pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e kultivimit të kanabisit.
Të pezulluarit janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.
Ndaj tyre ka nisur dhe hetim disiplinor nga organet përkatëse.