
Gjykata e Kavajës ka hequr nga puna 5 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, sepse kanë futur sende të paligjshme në qelitë e burgut të Rrogozhinës.
Hetimet nisën disa muaj më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Kavajës, të cilët arritën të zbulojnë skemën. Personat e hequr nga puna janë:
Aleksandër Rreza, Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Petrit Skënderi, Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë.
Rezart Vogl, Specialist Finance në IEVP Rogozhinë.
Ilir Zhupani, Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë.
Albert Doci polic i thjeshtë.