Për 12 orë, në të gjithë vendin u pezulluan 66 patenta dhe u vendosën 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
Gjobat janë vënë kryesisht për parakalime të gabuar, 778 gjoba.
Më pas për përdorimin e celularit, 473 gjoba, 397 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 644 për tejkalim shpejtësie, 778 gjoba për parakalime të gabuara dhe 182 gjoba për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.
Policia ka ashpërsuar masat e kontrollit pas aksidentit të së premtes në rrugën Fier-Vlorë, ku u shua një familja Gushi.