Pfizer teston vaksinën tek bebet 6-muajshe

Nga Exit News
Pfizer teston vaksinën tek bebet 6-muajshe

Kompania e prodhimit të vaksinës Pfizer kanë testuar vaksinën tek foshnjet gjashtë muajshe. Rezultatet e studimit priten në shtator, sipas revistës gjermane Spiegel.

“Në korrik, rezultatet e para mund të jenë në dispozicion për fëmijët e moshës pesë deri në 12 vjeç, në shtator për fëmijët më të vegjël,” i tha Spiegel, Shefi Ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin. Ai shtoi se duhen rreth katër deri në gjashtë javë për të vlerësuar të dhënat.

“Nëse gjithçka shkon mirë, dhe rezultatet vlerësohen shpejt, ne do të jemi në gjendje të paraqesim aplikimin për aprovimin e vaksinës për të gjithë fëmijët e grupmoshës përkatëse në vende të ndryshme,” tha ai.

BioNTech dhe Pfizer kërkuan nga rregullatorët amerikanë këtë muaj të miratojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre për adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>