
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero e ka cilësuar një lajm të mirë për PS bashkimin e Najada Çomo me këtë forcë dhe një lajm të keq për Infektivin largimin e saj.
“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero për ABC.
Najada Çomo drejtoresha e spitalit Covid do të bashkohet me Partinë Socialiste pas ftesës që i bëri kryeministri Edi Rama.
Rama u shpreh se Çomo do të jetë një zë në luftën ndaj Covid-19 në Kuvend.