
Një punëtor ndërtimi u plagos më 4 gusht teksa ra nga lartësia e një ndërtese të lartë në rrugën “Hoxha Tahsin”, ku po punonte.
Viktima, 25 vjeç, po mjekohet në spital.
Policia po heton shkakun e ngjarjes.
Ky është rasti i gjashtë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.
Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.