Policia arrestoi të enjten pronarin e një banese, në të cilën dje, 23 qershor u aksidentua gjatë punës një punëtor.
Personi i arrestuar është Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë punimeve në banesën e tij (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët 58-vjeçari, i cili ndodhet në spital.