
Gjykata dha masën e sigurisë të shtunën për autorin e plagosjes në Kavajë, ku mbeti i plagosur aktivisti i PD Blerdar Okshtuni.
Ndriçim Jonuzit iu dha masa e sigurisë arrest me burg. Dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, Dorian Troplini dhe Markel Shtylla u dënuan me arrest shtëpie.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku Ndriçim Jonuzi, pas një konflikti plagosi me pistoletë aktivistin e Partisë Demokratik, Bledar Okshtuni. Ai u dërgua më pas në spitalin e Durrësit.
Sipas raportimeve konflikti ka nisur nga Dorian Troplini dhe Marekl Shtylla.
Për ngjarjen reaguan PS dhe PD.
Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si “ngjarje me arsye politike” dhe fajësoi PS.
Ndërsa PS u distancua na ngjarja dhe bëri thirrje për hetim të saj.