
Policia amerikane ka vrarë një person në shtetin e Nju Xhersit, SHBA, pasi ai refuzoi të hidhte armën që mbante në dorë.
Rreth orës 4 pasdite të ditës së enjte, policët iu përgjigjën raportimit se një person i armatosur po ecte në rrugë.
Kur mbërritën, policët gjetën personin e identifikuar me inicialet L.A., 42 vjeç, i cili refuzoi urdhërat e tyre të përsëritura për ta hedhur armën, sipas njoftimin të prokurorisë amerikane, raportuar nga mediat lokale të qytetit Paterson në Nju Xhersi.
Personi i armatosur vazhdoi të ecë në rrugë, duke e ngritur disa herë armën në ajër.
Pas pak minutash, policia e goditi me armë dhe ai u shpall i vdekur. Prokuroria ka nisur hetimin e ngjarjes.