Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Rrugore pezulloi 46 leje drejtimi, arrestoi 13 drejtues mjetesh, konfiskoi 14 makina për mos pagese gjobash dhe gjobiti 1483 shofera.
Arsyet më të shpeshta të vendosjes së masave janë tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, drejtimi i mjetit pa patentë ose në gjendje të dehur.
Policia paralajmëroi qytetarët të bëjnë kujdes dhe njoftoi se gjatë fundjavës do shtojë kontrollet.