
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka nisur hetimin për 46 të tjerë pas protestës të së dielës për vrasjen e Klodian Rashës.
Ata akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Të dielën ishte dita e pestë e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës.