
Policia ka arrestuar rreth 7 persona ditën e sotme, ndër të cilët 5 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Korçë.
Në Tiranë u arrestuan tre shtetas të huaj palestinez dhe sirianë, për trafik droge, kundërshtim të policisë dhe vjedhje. Dy shtetas një 35 vjeçar dhe një 45 vjeçar u arrestuan për fallsifikim dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Një 30- vjeçar është arrestuar në Gorishovë në Fier pasi kishte shtënë gjatë natës me kallashnikov.
Një 35- vjeçar është depërtuar nga Greqia dhe është arrestuar në Korçë pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.