Policia arrestoi 7 persona gjatë 24 orëve të fundit. Në një njoftim zyrtar, të arrestuarit janë:
- E. B., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur portofolin shtetasit D. A., në autobusin e transportit urban.
- P. M., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në autobus, i ka vjedhur portofolin shtetasit I. M.
- S. LL., 45 vjeç, administrator i një firme, pasi ka vendosur me vetëgjyqësi 8 kamionë të tonazhit të rëndë duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe portat hyrëse në kompleksin e ndërtimit të firmës.
- A. B., 29 vjeç, pasi ka fyer dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.
- L. K., 38 vjeç dhe T. K., 25 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
- S. B., 18 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.