Policia arreston 7 persona për trafikim të paligjshëm emigrantësh

Nga Exit News
Policia arreston 7 persona për trafikim të paligjshëm emigrantësh

Policia ka arrestuar 7 persona të marten në Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë,  të cilët kishin trafikuar 20 emigrantë, duke shkelur ligjin.

Policia ka bërë me dije se fillimisht janë arrëstuar 2 persona në Llogara, të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.

Ata ishin ndarë në 2 automjete të ndryshme tip “Toyota Yaris”. Të arrestuarit u kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së për 250 euro.

Policia ka njoftuar se emigrantët, të cilët vinin nga Lindja e Mesme, në Shqipëri kishin hyrë përmes kufirit me Greqinë.

“Në pranga kanë rënë një 25-vjeçar me iniciale A.B. banues në Tiranë dhe një 18-vjeçar me iniciale M.P. banues në Konispol, Sarandë”, ka njoftuar Policia.

Policia ka arrestuar në aksin rrugor Llogara-Orikum, një 24-vjeçar me iniciale A.K. banues në Lushnje. Sipas Polikcisë ai  po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Benz”.

2 persona të tjerë Policia i ka arrestuar në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër. Ata po transportonin 6 emigrantë të tjerë.

“2 të rinjtë me iniciale E.Xh., 22 vjeç dhe I.Xh. 30 vjeç të dy banues në Tiranë po udhëtonin me mjetin tip “Benz”. Ata u kishin premtuar kalimin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së në këmbim të 250 eurove”, ka njoftuar Policia.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>