Policia ka arrestuar autorin e dytë të dyshuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Markut në Laç, 3 javë më parë.
I arrestuari është Eduart Lama. Ai u arrestua mbrëmjen e 22 qershorit pasi shkoi për të kururar një palgë të dyshimtë në një klinikë private në Qytetin Studenti. Plaga që ai kishte ishte e rreth 2-3 javë më parë, kohë që përkon me vrasjen e dyfishtë në Laç.
Gjatë arrestimit, ai raportoi emër fallco, por policia gjeti identitetin e tij përmes shenjave të gishtërinjve.
Lama rezultoi të jetë dhe komshi në Kurbin me pronarët e hotelit ku ndodhi vrasja, Atri Allamanin.
Policia ka ndaluar dhe 2 mjekët të cilët kuruan Lamën.