
Policia në Tiranë arrestoi dy persona pasi akuzohen për trafik droge.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë Ismail Alushi 57-vjeç dhe Franc Gurraj 24-vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë Alushit ju gjetën 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderueshme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.
Ndërkohë Gurrajt u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.