
Policia arrestoi sot dy persona të dënuar për prodhim narkotikësh dhe mashtrim. Në një njoftim zyrtar policia shkruan se :
“Janë arrestuar A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”
Ndërkohë ka shpallur në kërkim një 50 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.