Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar nga Shkodra dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim, pasi po fshihnin 28 klandestinë nga Siria në një magazinë.
Sipas policisë të dyshuarit ndihmonin shtetas të vendeve të huaja të bënin kalim të paligjshëm të kufijve për të mbërritur në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Tre të dyshuarit fshihnin klandestinët në një magazinë të dhënë me qira në fshatin Portëz, Feir, me qëllim trafikimin e tyre për në BE.