
Policia arrestoi organizatorin e trafikut të 38 kilogramëve heroinë në portin e Durrësit, të kapura në 17 maj.
Pirro Çapi, 55 vjeç u arrestua nga policia këtë mesditë, pasi dyshohet se posedon këtë sasi heroine.
Më 17 maj, policia kapi 38 kilogramë heroinë në një kamion në Portin e Durrësit. Policia arrestoi shoferin e kamionit, personin me iniciale DH.Z 49 vjeç.
Droga ishte paketuar në 68 pako të fshehura në sediljet e kamionit.