
Policia arrestoi një person në Sarandë dhe shpalli në kërkim një tjetër për trafik kokaine dhe zbuloi një garazh ku ata përpunonin lëndën narkotike para se ta shisnin.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1.2 kg kokainë, armë zjarri dhe paratë e përfituara nga shitja e kokainës.
Policia sekustroi gjithashtu 3 automjete dhe 3 motorë që përdoreshin për shpërndarjen e kokainës.
Sipas policisë dy të akuzuarit kishin kthyer një garazh në lagjen nr 4 në Sarandë në bazë për përpunimin e kokainës. Më pas prej aty ata e shpërndanin atë në zona të ndryshme të qytetit dhe në Ksamil.