Policia bën bilancin e të arrestuarve për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Nga Exit News
Policia bën bilancin e të arrestuarve për protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

Policia ka arrestuar 59 persona dhe ka nisur hetim për 116 të tjerë, të cilët ishin pjesë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Personat e arrestuar akuzohen për organizim të paligjshëm të protestave dhe shkatërrim të pronës publike.

“Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 5 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale” shkruan policia e shtetit në një raportim në Facebook.

Policia e Shtetit i ka kërkuar prindërve të mos lejojnë pjesmarrjen e të miturve në protest.

“Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji”, përfundon policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>