
Policia e Fierit arriti të kap të dielën një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njoftoi se gjatë aksionit u kap dhe u arrestua Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.
Ai do të ekstradohet në Itali, Itali pasi është dënuar më 16 vite burg nga Gjykata e Genovas për vrasje me dashje.
Policia thotë në njoftim se kapja e tij u bë e mundur në saj të bashkëpunimit me Interpol Tirana.