Policia gjen armën e përdorur në ngjarjen në ish Bllok në shtëpinë e pronarit të resortit ‘Adorions Palace’

Nga Exit News
Policia gjen armën e përdorur në ngjarjen në ish Bllok në shtëpinë e pronarit të resortit ‘Adorions Palace’

Policia zbuloi armën e përdorur për vrasjen në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në tetor 2018, në shtëpinë e pronarit të resortit ‘Adorions Palace’,  Eugert Lazaj, i cili vrau veten pak kohë më parë.

Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 ku pas një përplasje në një lokal mbeti i vrarë Fabian Gaxha, (28 vjeç), mik i Ervis Martinajt, (36-vjeç), i cili u plagos bashkë me Elion Hadon (28 vjeç).

Prej asaj ngjarjeje prokuroria dhe policia ishin në kërkim të armës së përdorur për vrasjen e Gaxhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>