Policia gjermane ndalon ceremoninë fetare me mbi 100 pjesëmarrës pa maska

Nga Exit News
Policia gjermane ndalon ceremoninë fetare me mbi 100 pjesëmarrës pa maska

Policia gjermane ka ndaluar një ceremoni fetare në një kishë ku ishin mbledhur rreth 150 persona të cilët nuk mbanin maskë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Herford, në shtetin perëndimor të Nordrain-Vestfalen, të shtunën në mbrëmje, raporton DW.

Në njoftimin e policisë thuhet se mbi 100 të pranishëm do të përballen me akuza për shkelje të kufizimeve të koronavirusit dhe disa prej tyre, veçanërisht organizatorët, mund të ndëshkohen me gjoba të rënda.

Sipas rregullave të bllokimit të Gjermanisë, deri në 20 njerëz mund të marrin pjesë në shërbesat kishtare në ambjente të mbyllura, për sa kohë që respektohet higjiena dhe distancimi social.

Spitalet në Gjermani, për shkak të Covid-19 po përballen me një situatë shumë të vështirë.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 9,847 raste të reja me koronavirus.

Gjermania pritet të shtyjë afatin e masave të rrepta anti-COVID që janë në fuqi pasi infektimet nuk janë ulur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>