Policia, gjoba dhe procedim penal për protestuesit e 7 majit

Nga Exit News
Policia, gjoba dhe procedim penal për protestuesit e 7 majit

Policia ka nisur procedim penal për 7 prej pjesëmarrësve në protestën e 7 majit në sheshin Skënderbej, kundër autoritarizmit teë Kryeministrit Rama.

Mes tyre janë dhe tre organizatorët e protestës me inicialet Z.I., K.B. dhe S.G., të cilët kishin bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë në rrjetet sociale.

Ata akuzohen për protestim në mënyrë të paligjshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet dhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Po ashtu policia i ka vendosur gjobë protestuesve, pasi sipas saj asnjë prej tyre nuk ka pasur autorizim për të dale.

Protesta e 7 majit kishte për qëllim protestimin kundër shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 qershor, kundër vendimeve të qeverisë që sipas tyre po shkelin të drejtat e njeriut dhe kundër autoritarizmit të kryeministrit Rama.

Dhjetra policë ndërhynë dhe shpërndanë me dhunë protestuesit. Fillimisht policia i ka kërkuar qytetarëve të shpërndahen.

Pas rezistencës së tyre, policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë me dhunë. Disa prej protestuesve u tërhoqën zvarrë e u goditën, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Protestuesit thanë se kishin njoftuar policinë për protestën dhe se po zbatonin distancat e rekomanduara nga njëri-tjetri, ndaj ndërhyrja e policisë ishte e paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>