
Policia ka gjobitur me rreth 9000 euro, 15 pronarët e restoranteve dhe bareve në Tiranë, për organizim të ceremonive festive dhe mos respektim të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.
Qeveria ka ndaluar organizimin e dasmave dhe të grumbullimeve të qytetarëve në restorante dhe bare, si masë kundër përhapjes së Covid-19. Kush e shkel këtë rregull gjobitet me 9 000 euro deri në mbylljen e aktivitetit.