
Policia ka gjobitur 800 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, për mos zbatimin e masave kundër Covid-19.
Prej tyre 709 u gjobitën me 3 mijë lekë për mos mbajtjen e maskës në ambiente publike.
Ndërkohë, 91 qytetarë janë gjobitur sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Policia gjobiti 6 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 22:00.
Po ashtu 3 biznese u gjobitën me 1 000 000 lekë pasi shkelën rregullat.