
Policia kufitare greke e Kakavijës ka ndaluar një shqiptare me test të falsifikuar të Covid-19. Fallsifikimi u bë nga vetë shtetësja pa lidhje me laboratorin.
deri në 30 nëntor qytetarët mund të kalojnë kufirin grek me test PCR negativ. Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi u kërkohet që testi PCR të jetë jo më shumë se 72 orë i vjetër. Nga ky kusht përjashtohen fëmijët deri në 10 vjeç.
Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.
Po ashtu, të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë paraprakisht një formular udhëtimi, të cilën duhet ta kenë me vete në momentin e kalimit të kufirit.
Pas kalimit në Greqi, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.