
Policia e Selanikut ka kapur 105 kilogram kanabis dhe ka arrestuar shtetasin shqiptar, i cili ekishte fshehur lëndën narkotike në makinë.
26-vjeçari u ndalua dhe u kontrollua në afërsi të pikës kufitare paraditen e sotme.
Megjithë përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, Shqipëria mbetet një vend i madh për prodhimin e kanabisit
Para konfiskimit të kësaj sasie, autoritetet në Greqinë veriore kanë deklaruar se kanë konfiskuar të paktën 1.3 ton drogë të ardhur nga Shqipëria vetëm në dy muajt e parë të këtij viti.
E njëjta situatë paraqitet dhe në shtetin italian, ku deri më tani janë kapur rreth 2 ton kanabis e ardhur nga Shqipëria.