Policia greke ndaloi një person të infektuar me Covid-19, i cili udhëtonte në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë, raporton Abc News.
Sipas medias personi ka kryer tamponin në një prej dy laboratorëve të licensuar nga qeveria, Intermedica.
Personi i infektuar u largua me ambulancë.
Laboratori në fjalë dyshohet se nuk ka lajmëruar ministrinë sipas protokollit që të merreshin masa për të prekurin me Covid-19, raporton Abc News.