Policia greke shkatërron grupin shqiptar të trafikut të heroinës e metadonit

Nga Exit News
Policia greke shkatërron grupin shqiptar të trafikut të heroinës e metadonit

Policia e Antidrogës dhe e Sigurisë së Atikës, një nga rajonet e Greqisë arriti të çmontojë një organizate të madhe kriminale për trafikimin e heroinës dhe metadonit, të drejtuar nga një shqiptar, në zonën e Atikës dhe në prefekturën e Chania në Kretë.

Të paktën 48 persona u arrestuan ndër to edhe gjashtë drejtuesit kryesorë, ndërsa u konfiskuan më shumë se 16 kilogramë metadon të lëngshëm, heroinë dhe prova të tjera.

Pas një operacioni të organizuar policor në Athinë, Kallithea dhe Chania, më 6 gusht gjashtë anëtarë të organizatës u arrestuan, tre ndër to ishin shqiptarë (dy burra dhe një grua), të moshës 38, 69 dhe 23 vjeç dhe tre grek (dy burra dhe një grua), të moshës 47,51 dhe 33 vjeç.

Sipas policisë greke, drejtuesi i organizatës është 38-vjeçari shqiptar, i cili furnizonte me metadon dhe heroinë dhe e shpërndante në trafikantë të vegjël, të cilët e trafikonin në Atikë dhe Chania.

Bashkëpunëtori i drejtpërdrejtë i 38-vjeçarit ishte gruaja 33-vjeçare greke, e cila merrte paratë nga tregtia e drogës, duke i depozituar paratë nga trafikantët në një llogari bankare në emrin e saj.

Shqiptari 69-vjeçar ishte përgjegjës për ruajtjen e drogës, shqiptari tjetër 23-vjeçar ishte përgjegjës për transportin e drogës nga Athina në Kretë, ndërsa dy shtetasit e arrestuar (47 dhe 51 vjeç) ishin përgjegjës për magazinimit dhe trafikimin e drogës në Chania.

Deri më tani, janë identifikuar më shumë se 250 raste të trafikut të drogës nga anëtarët e organizatës, të cilat vlerësohen se kanë nxjerrë fitime të konsiderueshme.

Nga hetimet e kryera, janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 16.190 gramë metadon i lëngshëm, 283 gramë heroinë, 5 peshore elektronike, makinë dhe motoçikletë, 10 gëzhoja, thikë palosëse dhe shuma prej 1.110 euro.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>