
Policia e Shtetit i hoqi patentën 9 drejtuesve të mjeteve, mbrëmjen e së shunës, për shkak të shpejtësisë së lartë.
Në një njoftim, policia shkruan:
“Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar”.
Policia i kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm duke paralajmëruar ndëshkiminn e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.