
Policia italiane ka arrestuar 55 persona të akuzuar për prostitucion dhe trafik droge. Ndër ta 27 persona janë shqiptarë.
Pesë prej tyre u arrestuan në Vlorë. Shqiptarët furnizonin një grup trafikantësh nigerian me kanabis.
Ata transportuan drogë nga Shqipëria në brigjet Apuliane dhe Abruzzese, pasi morën autorizimin e Sacra Corona Unita dhe më pas e shpërndanë në Italinë Veriore, njoftoi policia italiane të martën.
Sipas njoftimit, rreth shtatë ton drogë u transportuan, duke përfshirë hashash, marijuanë dhe kokainë.