
Policia përmes një video mesazhi të dielën ka treguar se si ka kontrolluar të karantinuarit me Covid-19, në banesat e tyre. Në video shihet se si punonjësit e Policisë hyjnë në banesat e të sëmureve për të kontrolluar që ata të mos dalin nga shtëpia.
“Në zbatim të aktit normativ, kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve.
Kontrollet vijojnë pandërprerë edhe në banesat e të prekurëve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm”, shkruan Policia në mesazhin shoqërues të videos.
Në të gjithë vendin ka 3 961 të infektuar aktivë, të cilët kurohen në banesat e tyre.