
Policia nuk do të lejojë qarkullimin e automjeteve pa zinxhir si pasojë e kushteve të rënduara të motit për shkak të dëborës.
Në një njoftim në Facebook, policia kërkon kufizimin e lëvizjes me automjet vetëm në rast nevoje.
Sipas policisë, “në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës”.
Si pasojë e situatës së shkaktuar nga reshjet e dëborës, është shtuar numri i policëve në rrugët nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative.
Për më shumë informacion rreth situatës së rrugëve në Shqipëri, kliko këtu.