Situata e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të dëborës

Nga Exit News
Situata e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të dëborës

Reshje dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë prej ditës së shtunë.

Për pasojë disa nga akset rrugore janë bllokuar ndërsa në disa zona mungon energjia elektrike.

Situata më e rënduar është paraqitur në rrugën Lezhë – Milot ku dhjetëra qytetarë e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të saj.

Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë janë:

Në veri

Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Në Shqipërinë e mesme

Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

Ndërsa në jug rekomandohet lëvizja me goma dimërore ose zinxhirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>