Policia e Rinasit ka nisur hetimet për 9 persona të cilët kishin falsifikuar testin e Covid-19 për të udhëtuar jashtë vendit.
Sipas njoftimit personat janë: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.
Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.