Policia po heton për qëllimin e protestave për vrasjen e Klodianit

Nga Exit News
Policia po heton për qëllimin e protestave për vrasjen e Klodianit

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u shpreh se strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit po hetojnë për qëllimin e protestave që u zhvilluan për vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas Dervishit, protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai pohoi në Report TV se vetëm ditën e parë policia kishte qëndruar kokulur ndaj protestuesve.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e qëllimit të protesta dhe po pyeten një pjesë e të arrestuarve shtoi zv/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit” tha Dervishi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>