Policia procedim penal për organizatorët e protestës në Durrës

Nga Exit News
Policia procedim penal për organizatorët e protestës në Durrës

Policia ka nisur procedimin penal ndaj regjisorit Robert Budina dhe kreut të PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, pas organizimit të protestës në Durrës, në 22 maj.

Ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi më 22 maj në Durrës një tubim për të mbledhur firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Robert Budina, bashkë me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e Nertian Liçajn, hetohen dhe në Tiranë për organizimin e protestës së 18 majit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>