
Policia ka sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës 15 kilogramë heroinë dhe ka arrestuar shoferin e automjetit ku ishin fshehur.
Lënda narkotike po transportohej drejt Greqisë por është pikasur në kontrollin kufitar nga shërbimet doganore dhe shërbimet e FRONTEX-it.
Shoferi 63-vjeçar i kamionit që u arrestua është banues në Elbasan, një nga qytetet e evidentuara si pikë kryesore në Shqipëri për trafikun e heroinës nga raportet ndërkombëtare.