Policia sekuestron tjetër veturë të blinduar në aksionin ndaj makinave të shtrenjta

Nga Exit News
Policia sekuestron tjetër veturë të blinduar në aksionin ndaj makinave të shtrenjta

Policia ka ndërmarrë këtë fundjavë aksion kontrollesh në të gjithë vendin. Objektiv kanë qenë makinat e shtrenjta.

Aksioni kishte synim kapjen e personave në kërkim, që kanë armë, lëvizin me makina pa dokumente, apo të vjedhura. Duke cituar burime të saj, Top-Channel tha se ky aksion i kishte sekuestruar makinën e blinduar të Plaurent Dervishajt, kunat i Lulzim Berishës, shefit të ish-bandës së Durrësit.

Sekuestrimi ka lidhje me Operacionin Forca e Ligjit (OFL). Dervishajt iu bë atentat verën e vitit të shkuar. Ai u godit me breshëri armësh në dalje të autostradës Tiranë-Durrës, teksa po udhëtonte me makinë. Ngjarja ktheu në vëmendje vendimet gjyqësore pro ish-bandës.

Makina e Dervishajt, është e katërta e blinduar që sekuestron OFL pas atyre të Dashamir Gjokës, Saimir Taullaut dhe Durim Bamit.

Policia njoftoi se deri mesditën e së dielës kishte kontrolluar “mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit”. Gjithashtu autoritetet kanë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e policisë mbi 170 persona. Pjesë e këtij numri të raportuar ishin edhe të shoqëruarit për mungesë mjetesh identifikimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>