Policia sekuestron €3 milionë pasuri kriminale

Nga Exit News
Policia sekuestron €3 milionë pasuri kriminale

Policia sekuestro pasuritë e paluajthsme, me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të shtetasit Gëzim Sallaku. Ai u dëbua nga Italia për trafik të lëndëve narkotike.

Pronat e sekuestruara janë:

100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k,

2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Prokuroria e Brescias riatdhesoi në shkurt Gëzim Sallakun, si “person i padëshiruar, me dokumenta jo të rregullta dhe i rrezikshëm”.

Sipërmarrësi 48 vjeçar u arrestua disa herë nga policia italiane për akuza të ndryshe. Nga viti 2002 e deri më tani ai ka qënë i përfshirë në shitjen e makinave të vjedhura, evazion fiskal, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, Sallaku sëbashku me 3 vëllezërit e tij u arrestua nga policia e Brescias sëbashku me 22 persona të tjerë për trafik droge. Ai u lirua 48 orë më pas, sepse vëllai i tij morri përsipër tarfikun e drogës.

Sallaku ka qënë pronar i klubi sportiv, i një hoteli dhe një restoranti në Brescia.

LEXO  Gjykata nuk e rikthen Eugen Papandilen në garë për Kushtetuesen

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme