Policia ka shoqëruar 15 persona në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndërkohë u shpallë në kërkim Klement Xhaferri. Policia ka gejtur në vendngjarje 20 gëzhoja armësh, që dyshohet se i përkasin të dy armëve të ndryshme.
Të mërkurën rreth orës 14:00 në lagjen 5 Maji në Elbasan, gjatë një konflikti mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, mes tyre dhe një oficere policie, Xhensila Sota, 27 vjeç.
Personat e plagosur janë Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota 27 vjeçe police.
Autori i vrasjes është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, i cili qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Ai tha se ka qëlluar për vetëmbrojte.