Policia shpalli në kërkim 4 persona, të dyshuar si autorët e sulmit me armën drejt lokalit në pronësi të efektivit të Shqiponjave, Albert Pjetri.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se personat në kërkim janë R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
“Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P. Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.”
Mbremjen e së martës disa persona të paidentifikuar sulmuan lokalin e Pjetrit, në Shkodër. Nga sulmi ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për zbulimin e ngjarjes.