Policia e Tiranës shpalli të shtunën në kërkim kandidatin e LSI Etion Joka, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje.
Një video ku ishte i pranishëm Joka u shfaq në media. Ai shihet në video duke dhënë lekë për vota.
Policia njoftoi se ka kaluar dosjen në SPAK.
“Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore”, tha policia.
Policia thotë se nuk ka mundur të kap deri më tani Jokën.