Policia shpall në kërkim kandidatin e LSI për korrupsion në zgjedhje

Nga Exit News
Policia shpall në kërkim kandidatin e LSI për korrupsion në zgjedhje

Policia e Tiranës shpalli të shtunën në kërkim kandidatin e LSI Etion Joka, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Një video ku ishte i pranishëm Joka u shfaq në media.  Ai shihet në video duke dhënë lekë për vota.

Policia njoftoi se ka kaluar dosjen në SPAK.

“Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore”, tha policia.

Policia thotë se nuk ka mundur të kap deri më tani Jokën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>