Policia shpërndan protestën e artistëve dhe pronarëve të lokaleve

Nga Exit News
Policia shpërndan protestën e artistëve dhe pronarëve të lokaleve

Policia ka shpërndarë protestën e artistëve dhe pronarëve të lokaleve, të martën në mesditë.

Ata nisën protestën në orën 12:00, përpara kryeministrisë, kundër vendimit të 20 korrikut për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00. Por policia nuk ka lejuar grumbullimin e tyre pasi për shkak të pandemisë nuk lejohet grumbullimi i shumë personave.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar nga policia.

Të shqetësuar për të ardhmen e sipërmarrjeve të tyre, ata shprehen se ky vendim ‘do t’i rrënojë ekonomikisht’.

Një prej tyre tha se vendimi i qeverisë nuk është i drejtë pasi penalizon gjithë lokalet për shkeljet që bëjnë vetëm disa prej tyre.

Ata kërkuan që vendime të tilla që prekin një kategori biznesi të merren nga ekspertë, pas studimeve specifike dhe jo nga qeveria në nxitim e sipër.

Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Edhe një ditë më parë, artistët protestuan para kryeministrisë. Sot policia nisi hetimet për 12 prej tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>